Sport

Brdariç: “Me Partizanin është e vështirë, krijuam raste por nuk arritën të shënonim”

3 Prill 2021, 17:30 Nga DOSJA
Brdariç: “Me Partizanin është e vështirë,

SHKODER – Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç pas ndeshjes u shfaq i kënaqur në mikrofonin e “Supersportit” me paraqitjen e të tijve ndaj Partizanit, por theksoi se me pak më shumë qetësi para portës, mund të kishin marrë tre pikët ndaj të kuqve.

Sa ju kënaq ky barazim?
Luajtëm për të fituar, por në pjesën e parë vuajtëm shumë për shkak edhe të erës, që favorizoi shumë Partizanin. Më pas reaguam dhe krijuam rastet tona, por nuk ia dolëm të shënojmë.

Skuadra gaboi shpesh në zgjidhjen e situatave të rrezikshme…
Ne i lëmë lojtarët tanë të lirë të luajnë në fushë dhe sot bëmë të njëjtën gjë, por të luash me Partizanin është e vështirë. Edhe sot krijuam raste, por nuk arritëm të shënojmë, gjithsesi diçka e tillë mund të ndodhë.

A jeni i kënaqur me një pikë, duke qenë se sidomos në pjesën e parë partizani u shfaq superior?
Nuk jam dakord që Partizani ishte më mirë në pjesën e parë. Pati epërsi territoriale, pasi kishte erën në favor, por edhe ne patëm rastet tona.

Sa u ndje mungesa e Gurishtës sot?
Gurishta është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, por sot nuk ishin as ai dhe as Imami, ndaj unë nuk dua të flas për ata që mungojnë. Flas për ata që luajtën dhe jam i kënaqur me atë që bënë në fushë.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport gurishta partizani thomas brdaric. trajneri i vllaznise gurishta partizani thomas brdaric. trajneri i vllaznise

Sondazh

Poll

Sport 3 Prill 2021, 15:06

McGrgor konfirmon ndeshjen e tretë me Poirer

IRLNDE – Boksieri irlandez Conor McGregor, kampion bote në dy divizioneve të peshave të ndryshme, u rikthye nga pensionimi në janar kur pësoi humbje tronditëse ...

Sport 3 Prill 2021, 14:51

Rikthehet Ndoj, i jep Brescias fitoren me dy gola

ITALI – Pas dëmtimit të rëndë që e mbajti jashtë fushave të futbollit për 4 muaj, Emanuele Ndoj është kthyer më i fortë se kurrë dhe po jep një kontribut ...