Bota

Kritika nga Brukseli! Ligji për zgjedhjet, Von Cramon: Pamë përpjekje shqetësuese të Kurtit për t’i shantazhuar partitë

3 Prill 2021, 19:24 Nga DOSJA
Kritika nga Brukseli! Ligji për zgjedhjet, Von Cramon: Pamë

BRUKSEL– Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se provoi që t’i shantazhojë subjektet tjera parlamentare me Ligjin për Zgjedhjet mbrëmjen e kaluar. 

Von Cramon shkruan se  mbrëmë ishte dëshmitare e një përpjekje shqetësuese të Kurtit për t’u bërë shantazh partive. Eurodeputetja e ka quajtur të papranueshme sjelljen e qeverisë me opozitën.

“Ky nuk ishte një fillim i mirë i Kuvendit të Kosovës. Të gjithë kemi pritur të shohim një votim të qetë për Presidentin e ri të Kosovës, por përkundrazi kemi parë një përpjekje jashtëzakonisht shqetësuese të Kryeministrit, Albin Kurti për të shantazhuar subjektet e tjera politike lidhur me Ligjin për Zgjedhjet. Kjo nuk është e pranueshme dhe sigurisht nuk është mënyra se si kemi pritur që qeveria e re e Kosovës të bashkëpunojë me deputetët dhe partitë. Ligjet duhet të përgatiten siç duhet,“-shkruan ajo. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni kosove ligji per zgjedhjet ne kosove viola von cramon kosove ligji per zgjedhjet ne kosove viola von cramon

Sondazh

Poll