Bota

Britani/ Morën vaksinën AstraZeneca, vdesin 7 persona nga mpiksja e gjakut

3 Prill 2021, 11:35 Nga DOSJA
Britani/ Morën vaksinën AstraZeneca, vdesin 7 persona nga mpiksja e

BRITANI- Rregullatori mjekësor i Mbretërisë së Bashkuar raportoi se 7 persona kanë vdekur, pasi u vaksinuan me AstraZeneca.

Sipas BBC, deri më tani në Britani janë raportuar tridhjetë raste të mpiksjes së gjakut deri të premten, MHRA tha se “përfitimet e vaksinave kundër Covid-19 vazhdojnë të tejkalojnë çdo rrezik”, duke nxitur publikun të vazhdojë të marrë vaksinën.

Të dhënat e lëshuara nga MHRA të Premten, treguan 22 raste të trombozës së sinusit venoz cerebral (CVST) që është një lloj i mpiksjes së gjakut në tru. Këto shoqëroheshin me nivele të ulëta të trombociteve, të cilat ndihmojnë në formimin e mpiksjes së gjakut, në trup. MHRA gjithashtu gjeti probleme të tjera të mpiksjes së bashku me nivele të ulëta të trombociteve në tetë persona.

“Një hetim i plotë mbi këto incidente është duke vazhduar,”- tha Drejtori i MHRA, June Raine në një deklaratë. Ajo sqaroi se asnjë rast i ngjashëm nuk është raportuar për vaksinën Pfizer / BioNTech.

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor thotë se përfitimet vazhdojnë të tejkalojnë çdo rrezik. Sidoqoftë, shqetësimi ka çuar në vende të tjera duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Hollandën dhe Kanadanë që të kufizojnë përdorimin e vaksinës vetëm për njerëzit e moshuar.

(m.p/dosja.al)

 

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota astrazeneca june raine mpiksja e gjakut vaksinimi ne britani astrazeneca june raine mpiksja e gjakut vaksinimi ne britani

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2021, 10:27

KOSOVË– Autorët e sulmit fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi, që kishte ndodhur në orët e vona të 24 shkurtit të këtij viti, ende nuk janë zbardhur nga organ...