Sport

Çedon Thiago Silva dhe Chelsea provon shijen e humbjes nën drejtimin e Tuchel

3 Prill 2021, 14:39 Nga DOSJA
Çedon Thiago Silva dhe Chelsea provon shijen e humbjes nën drejtimin

ANGLI – Thomas Tuchel pëson humbjen e parë në pankinën e Chelsea-t dhe e bën këtë në “Stamford Bridge”, ku londinezët u mposhtën me rezultatin e thellë 2-5 përballë West Bromwich Albion.

“Blutë” e Londrës e nisën mirë sfidën dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 27-të me anë të amerikanit Pulisic, por gjithçka u komplikua një minutë më vonë, kur Thiago Silva u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la të tijtë me një lojtar më pak.

West Brom kompletoi përmbysjen e rezultatit në fundin e pjesës së parë, duke shënuar dy herë me anë të Pereirës, ndërsa në pjesën e dytë shënuan dy herë Robinson dhe Diagne, duke kompletuar suksesin.

Kjo humbje komplikon pozitat e Chelsea-t në zonën Champions, pasi tani rrezikon të parakalohet nga West Ham dhe Tottenham, që luajnë nesër ndeshjet e tyre për javën e 30-të.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll