Sport

“Dosja Bajrami”, FSHF-ja përgatitet për të nisur “luftën” ligjore me FIFA-n

3 Prill 2021, 10:48 Nga DOSJA

TIRANE – Fantazisti Nedim Bajrami, i cili aktualisht luan me Empolin, në grumbullimin e Kombëtares për ndeshjet e fund-marsit për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”, luajti rolin e një spektatori. Trajneri Reja nuk e aktivizoi, pasi mesfushorit u bllokua nga FIFA, pasi ai kishte luajtur 4 ndeshje me përfaqësuesen e Zvicrës U-21.

Por në zyrat e FSHF-së mësohet, se zyrtarët e futbollit shqiptar po përgatitin “dosjen” e ashtuquajtur Bajrami, për të nisur “betejën ligjore” me qeverinë e futbollit botëror FIFA për ta zgjidhur këtë ngërç të krijuar për kuqezinjtë e Shqipërisë.

Precedenti sportiv i rastit “Munir El Haddadi”, do të përdoret për të mbrojtur pretendimet e FSHF-së. 25- vjeçari i Sevillas, ish-sulmues i Barcelonës ka lindur në Spanjë dhe më 8 shtator 2014 ka luajtur ndeshjen e parë zyrtar me Kombëtaren A të Spanjës. Por ai ka arritur që të ndryshojë kombëtare, pas padisë në CAS dhe të jetë pjesë e Marokut në vijimësi.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport katar 2022 munir el haddadi nedim bajrami katar 2022 munir el haddadi nedim bajrami

Sondazh

Poll