Sport

“Nuk më intereson e ardhmja”, Pirlo me dorë të hekurt, lë jashtë derbit tre futbollistë

3 Prill 2021, 09:00 Nga DOSJA
“Nuk më intereson e ardhmja”, Pirlo me dorë të

TORINO– Festa, apo darka e thjeshtë, e organizuar nga Weston McKennie në shtëpinë e tij ditët e fundit, në të cilën Dybala dhe Arthur ishin gjithashtu të pranishëm, shkaktoi shumë diskutime, me lojtarët e Juventusit që humbën derbin me Torinon. Ky është vendimi i drejtuesve dhe trajnerit Andrea Pirlo i cili ka sqaruar.

“Vendimin për lënien jashtë të tyre e mora unë dhe sigurisht që pata edhe mbështetjen e klubit. Këto gjëra ndodhin, por ky nuk ishte momenti i duhur, pasi bota po kalon momente të vështira dhe ne duhet të jemi një shembull i sjelljes në kushtet e pandemisë”, deklaroi trajneri bardhezi.

Përveç tre futbollistëve të pezulluar nga Pirlo, Juventus nuk do të ketë në derbi as Buffon, të pezulluar nga Gjykata Sportive dhe Bonuccin e Demiral, të prekur nga koronavirusi, ndërsa dyshime ka edhe për polakun Szczesny.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport dybala juventus pirlo dybala juventus pirlo

Sondazh

Poll