Sport

“Prisja një tjetër performancë”, Stefano Pioli i zhgënjyer pas ndeshjes me Sampdorian: Ja ku gabuam

3 Prill 2021, 14:34 Nga DOSJA
“Prisja një tjetër performancë”, Stefano Pioli i

MILANO-Trajneri i Milanit Stefano Pioli u shfaq i zhgënjyer pas barazimit në “San Siro” në ndeshjen ndaj Sampdorias. Trajneri i Milanit foli në konferencë për shtyp, teksa priste një tjetër qasje nga ekipi i tij që në fillim dhe jo të zgjohej vetëm në fund.

“E ndërlikuam vetë këtë ndeshje sepse kur mendërisht nuk futesh menjëherë gati në lojë, atëherë vështirësitë rriten. Me Manchester United kishim qëndrimin e duhur, por sot nuk ia dolëm dhe paguam shtrenjtë sepse nuk fituam.

Prisja një paraqitje tjetër dhe jam i zhgënjyer. Nuk mund të jem i kënaqur me pikën, edhe pse në fund mund ta kishim fituar ndeshjen”. Përfundon Pioli.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport milan pioli milan pioli

Sondazh

Poll