Sport

Batuta mes kuqezinjve, Manaj-Trashi: “Talent 28 vjeç?! U plakëm! Uzuni është…

2 Prill 2021, 16:11 Nga DOSJA

SPANJE – Pas ndeshjes, sulmuesi lushnjar i kombëtares, Rei Manaj, i cili aktivizohet me Barcelonën B, postoi një foto nga festimi i golit të shënuar, teksa e shoqëroi me shkrimin: “S’ka gjë më të bukur se ta mbyllësh me fitore”.

Të shumta ishin komentet e lojtarëve të Kombëtares në postimin e Manajt, teksa vëmendjen e të gjithëve e kanë tërhequr batutat mes Manaj dhe mbrojtësit Lorenc Trashit, i cili e kishte të pamundur të ishte pjesë e kuqezinjve në këto ndeshje të fund-marsit për botërorin “Katar 2022”.

Ky i fundit, e komplimenton sulmuesin për lojën e bërë, ndërsa Manaj ia kthen duke i shkruar: “Talent”. Nuk mungon as përgjigja e Trashit, i cili ia kthen me shaka: “Çfarë talenti 28 vjeç?! U plakëm! Talent është Myrto Uzuni,”– i përgjigjet mbrojtësi, duke mos harruar të përmendë edhe autorin e golit të dytë të Shqipërisë.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport katar 2022 kuqezinjte e kombetares lorenc trashi rei manaj katar 2022 kuqezinjte e kombetares lorenc trashi rei manaj

Sondazh

Poll