Sport

Presidenti Meta përkujton legjendën e futbollit shqiptar Fatmir Frashëri

3 Prill 2021, 10:18 Nga DOSJA

TIRANE – Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përkujtuar sot në 80-vjetorin e lindjes, legjendën e futbollit bardheblu dhe atij Shqiptar, Fatmir Frashëri, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2019. Presidenti Meta, në faqen e tij personale në “Facebook”, shkruan:

“Sot Mjeshtri i Madh i futbollit, legjenda e Tiranës dhe Ekipit Kombëtar, Fatmir Frashëri do të festonte 80-vjetorin e lindjes. Protagonist i madh në barazimin historik 2-2 të bardhë e bluve me Ajaksin në 16 shtator 1970, Fatmir Frashëri u mësoi të gjithëve se si duhet të ndeshemi me dinjitet dhe të ndihemi të barabartë edhe me më të mëdhenjtë, nëse besojmë tek forca e ekipit.

Do ta kujtojmë gjithmonë me nderim e respekt për kontributin e madh të dhënë për zhvillimin cilësor të futbollit shqiptar, duke ngritur lart imazhin e Shqipërisë në arenën sportive ndërkombëtare, si dhe për rezultatet e larta të arritura si kampioni i trefishtë tiranas, lojtar, trajner dhe president dinjitoz i klubit Tirana.”

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport fatmir frasheri ilir meta mjeshtri i madh presidenti i republikës fatmir frasheri ilir meta mjeshtri i madh presidenti i republikës

Sondazh

Poll