Sport

Në Argjentinë nuk kanë dyshime, vajza e Maradonës në lidhje me ish-futbollistin e Interit dhe Juventusit

3 Prill 2021, 09:13 Nga DOSJA

ARGJENTINË– Mediat në Argjentinë flasin për një lidhje të vajzës së Maradonës, Gianinna me  Pablo Daniel Osvaldo.Këto thashethem fillimisht do të konfirmoheshin edhe nga story-t që publikon vajza e “Pibe de Oro” në Instagram.

Ish-futbollisti i Inter dhe Juventus aktualisht i është futur botës së muzikës dhe është në një turne me grupin e tij, “Barrio Viejo” dhe Gianinna shfrytëzoi rastin për të publikuar një story  që e përjetësoi atë menjëherë në skenën e koncertit të tij të fundit, në San Martín de los Andes.

Për momentin çifti po bën turne në jug të Argjentinës me fëmijët e tyre. Sipas mediave lokale, me ta është edhe djali i Gianinnas Benjamin, të cilin vajza e Maradonës e ka lindur në një mardhënie me futbollistin e Manchester City-t Sergio Agüero. Osvaldo ishte shumë i lidhur me Diego Armando Maradonën: “Heroi im. Miku im. Asgjë nuk do të jetë më e njëjta”, shkroi ai në Instagram ditën e vdekjes së Pibe de Oro.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport maradona osvaldo maradona osvaldo

Sondazh

Poll