Politike

Basha nuk e komenton, Rama se “harron”: Nuk ua plotësojmë dëshirën për të mos folur për ta

3 Prill 2021, 13:03 Nga DOSJA
Basha nuk e komenton, Rama se “harron”: Nuk ua plotësojmë

FIER– Kryeministri Edi Rama duket se nuk e ka “kapërdin” dot heshtjen dhe injorimin nga kryedemokrati Lulzim Basha. Në një aktivitet politik në Fier, Rama tha se kundërshtarët nuk i zgjidhte dot, por nuk mund ta ndalonin që të fliste për ta. Ndërkohë ka marrë shembullin e Malit të Zi, për të paralajmëruar një numër të madh infektimesh, që sipas tij do të shkaktohen nga takimet e Partisë Demokratike me simpatizantët e tyre.


Është për të vënë duart në kokë që ata nuk kanë reflektim. Po ai program, po ajo sjellje. Ndërkohë që ne vaksinojmë dhe përpiqemi ditë-natë që të sigurojmë dozat e vaksinave. Ata infektojnë çdo ditë dhe insistojnë çdo ditë në këtë faj duke dhënë justifikime për ditë që kërkon të udhëheqë një popull të tërë. Ne i themi vini maskat, por ata i heqin nga entuziazmi. Këto nuk janë justifikime të një udhëheqjeje. Ndërkohë që udhëheqja e tyre, siç e ka çuar Shqipërinë në qorrsokak, po çon në qorrsokak njerëzit e vetë. Në atë të përballjes me plagë dhe mos e dhëntë Zoti me humbje jete. Kjo nuk është fantazi. Shikoni çfarë ndodhi në Mal të Zi. Dilnin nga ashtu, ngjitur me njëri-tjetrin dhe që humbën jetë. Por nga ana tjetër, ndikuan që infektimet të rriteshin në kohë shumë të shkurtër, ndërkohë që ishin njerëzit më pak të prekura. Sot Mali i Zi paguan etjen për vota e pushtet. Megjithatë ata janë ata që janë, kjo është demokracia, nuk e zgjedh dot kundërshtarin. Por nuk ua plotësojmë dëshirën për të mos folur për ta. Do flasim për ta. Për aq kohë sa ka mundësi që njerëzit të dëgjojnë dhe të kuptojnë. Edhe pse mund të jenë të mërzitur me ne,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: ‘S’vijmë nga 2 mandate, por nga 1 luftë’/ Rama kërkon votën nga Bylysi: Fitorja e PD? Nëse ndodh, faj i një gjenerate. Do na çojnë në greminë

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne bylis zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ne bylis zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll