Politike

GAFA/ Durrësin e përndjek “mallkimi” i kryebashkiakeve, perla e Emirjana Sakos: Monumentet do ti bëjmë të jetueshme

3 Prill 2021, 10:44 Nga DOSJA
GAFA/ Durrësin e përndjek “mallkimi” i kryebashkiakeve,

DURRËS- Bashkia e Durrësit e vuan mungesën e një kryebashkiaku që më së paku të mos turpërojë veten në daljet publike. E radhës është kryebashkiakja e re, Emirjana Sako që zotohet se monumentet e Kulturës në qytet do ti bëjë të jetueshme për qytetarët. Në një dalje të fundit për mediat lokale, Sako është shprehur se:

Por kemi marrë masat të bëjmë promovimin e të gjitha aseteve kulturore që ne kemi. Aktualisht kemi dy projekte të rëndësishme, amfiteatri dhe fondet e BE që u deleguan pas tërmetit. Do të prekim 8 objekte që do ti bëjmë të jetueshme për qytetarët. 

Por, kjo deklaratë sado e pakuptueshme për metodologjinë sesi jetohen objektet kulturore nga qytetarët, qëndron në vend të dytë. Në vend të parë, “kurorën” e mban ish-kryebashkiakja Valbona Sako, e cila u detyrua të jepte dorëheqjen dhe të largohej kokëulur nga bashkia, pasi tha pas tërmetit tragjik se: Ky ishte një tërmet shkatërrimtar. Por të jemi të kënaqur edhe me 50 viktima pasi në raste të tjera kanë qenë mbi 100 viktima.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike emirjana sako gafat e kryebashkiakeve te durresit valbona sako emirjana sako gafat e kryebashkiakeve te durresit valbona sako

Sondazh

Poll