Politike

S’ka ende fletë votimi/ KAS pranon ankimin e PS, rrëzon propozimin me emra të KQZ, PD e çon në Kolegj Zgjedhor

3 Prill 2021, 12:45 Nga DOSJA
S’ka ende fletë votimi/ KAS pranon ankimin e PS, rrëzon

TIRANË– Vazhdon “maratona” për zgjedhjen e mënyrës se si do të ndërtohet fleta e votimit në zgjedhjet e 25 prillit. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar ankimimin e Partisë Socialiste lidhur me fletën e votimit, në bazë të numrave dhe jo të emrave të kandidatëve për deputetë. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme në KAS.

Përveç vendosjes së numrave para emrave, KAS ka hedhur poshtë edhe kërkesën tjetër të Partisë Demokratike, atë të renditjes vertikale. Sipas KAS, orientimi i fletës së votimit do të jetë horizontale.

“Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Për këtë vendim mund të bëhet ankimim.”, tha përfaqësuesi i KAS. Megjithatë pritet që të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor nga përfaqësuesit e PD-së. Konfirmimi është dhënë nga Ivi Kaso, i cili pretendon se kryeministri Edi Rama kërkon të fshehë kandidatët. 

Gjithashtu në mbledhjen e sotme, KAS pranoi kërkesën e Bindjes Demokratike për të zëvendësuar siglën e saj në fletën e votimit. 

Maratona e zgjedhjes së një formati për fletën e votimit, vijon prej javësh. Disa ditë më parë fleta e votimit me emra u propozua nga Ilirjan Celibashi dhe kaloi me vota në KQZ, por u ankimua nga të dyja palët si PS, ashtu edhe PD. PS kërkonte numrat para emrave, ndërsa PD fletë votimi horizontale. Tanimë “sytë” janë kthyer nga Kolegji për të vendosur se cila nga variantet e propozuara do të përdoret për zgjedhjet parlamentare.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike fleta e votimit kas ps zgjedhjet 25 prill 2021 fleta e votimit kas ps zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll