’25 prilli, ndeshje e rëndësishme!’/ Habit Rama: Nuk vijmë nga dy mandate, por duam të tretin
3 Prill 2021, 12:55Nga DOSJA
FIER– Kryeministri Edi Rama kërkon mandatin e tretë por pretendon se ka pasur vetëm një deri më tani. 4 vitet e fundit për kryeministrin nuk ‘ekzistojnë’ pasi sipas tij, vendi është përballur me tërmet dhe me një pandemi globale. Nga Fier, Rama kërkoi sërish votëbesimin, duke e cilësuar 25 prillin një ndeshje të rëndësishme, në të cilën socialistët ndodheshin në avantazh.
“Është ndeshje e rëndësishme 25 prilli. Ne kërkojmë mandatin e tretë, por nuk vijmë nga dy mandate. Vijmë nga një mandat dhe një luftë që nuk ka përfunduar. Kjo luftë do të kishte gjunjëzuar shumëkënd, por jo qeverinë tonë. Një tërmet shkatërrimtar dhe një tjetër tërmet tronditës për të gjithë botën. Jemi në avantazh sepse po kryejmë vaksinim masiv. Shumë shpejt do të dalim nga ky tunel sfilitës. Mandati i dytë ka qenë i thyer në mes nga kjo luftë në dy fronte. Dhe kur sheh ata që duan të vijnë në krye të vendit flasin sikur këto nuk ekzistojnë, e janë munduar që t’i bëjnë aleatë duke arritur në barbarinë e përhapjes së panikut për vaksinën. Atëherë për çdo njeri të arsyeshëm zgjedhja është e qartë. Ne të çojmë deri në fund këtë luftë dhe ndërkohë të mbarojmë punët që kemi nisur, disa janë vonuar prej kësaj lufte. Në atë nivel ku e meritojnë të gjithë,”-tha Rama.
FIER– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një mandat të tretë nga Bylisi. Kreu i qeverisë ka “habitur” me arsyetimin e tij duke shtuar se socialistët nuk vinin nga...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime ditën e sotme në njësinë 1, në Tiranë, ku ka kërkuar mbështetje për zgjedhjet e ...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka sqaruar gafën që bëri sot teksa recitonte vargjet e njohura të Fan Nolit në poezi...
TIRANË – Banorët e njësisë 10 në Tiranë do të mund të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit në mënyrë elektronike.Qytetarët do të paraqiten në qendrën e votimi...
DURRËS- Bashkia e Durrësit e vuan mungesën e një kryebashkiaku që më së paku të mos turpërojë veten në daljet publike. E radhës është kryebashkiakja e re, ...
FIER– Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Fier ku ka inspektuar nga afër punimet në sheshin kryesor të Roskovecit.Rama ka parë nga afër punimet për g...
VLORE- Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka vijuar turin e takimeve elektorale në qytetin e Vlorës. Në këtë qytet, Kryemadhi prezant...
TIRANE- Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas vendimit të arbitrazhit për të dënuar Shqipërinë me 110 mln euro, për sh...