Politike

‘S’vijmë nga 2 mandate, por nga 1 luftë’/ Rama kërkon votën nga Bylysi: Fitorja e PD? Nëse ndodh, faj i një gjenerat

3 Prill 2021, 12:43 Nga DOSJA
‘S’vijmë nga 2 mandate, por nga 1 luftë’/ Rama

FIER– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një mandat të tretë nga Bylisi. Kreu i qeverisë ka “habitur” me arsyetimin e tij duke shtuar se socialistët nuk vinin nga 2 mandate në krye të vendit, pasi 4 vitet e fundit i kishin kaluar duke u marrë me tërmetin dhe pandeminë. 

Gjatë një aktiviteti politik në Bylis të Mallakastrës, Rama e cilësoi 25 prillin si një ndeshje shumë të rëndësishme, në të cilën PS kishte avantazhin. Megjithatë shtoi se nëse PD fitonte, Shqipëria do të përfundonte në humnerë, dhe kjo sipas tij do të ishte faji më i madh i një gjenerate. 


Po ashtu, kryeministri Edi Rama nuk la pa ‘shigjetuar’ edhe kundërshtarët e tij politikë ashtu siç bën në çdo takim elektoral. Vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha, për të mos e komentuar në sulmet e tij, Rama duket se nuk e ka pritur mirë, ndërsa shtoi se do të fliste për të. Ai iu drejtua Bashës si “Gjino”, për të vijuar më pas me pseudonimet edhe me kundërshtarët e tjerë. Por ndryshe nga herët e tjera, nuk komentoi asnjë prej aleatëve të opozitës së bashkuar.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne bylis zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne bylis zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll