Politike

“Ne si LSI s’kemi nevojë as për PD-në dhe as Rilindjen”- Kryemadhi në Vlorë: Dua të jap një mesazh sot

3 Prill 2021, 09:31 Nga DOSJA
“Ne si LSI s’kemi nevojë as për PD-në dhe as

VLORE- Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka vijuar turin e takimeve elektorale në qytetin e Vlorës. Në këtë qytet, Kryemadhi prezantoi figurat e LSI-së që janë përzgjedhur për të garuar më 25 prill. Kryemadhi tha se LSI bëri koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë. Kryemadhi tha se LSI nuk ka nevojë as për PD e as për PS. 


“Sot unë dua të jap një mesazh, ne si LSI jemi parti politike që është e majtë, e kemi bërë një koalicon parazgjedhor me PD jo se kemi nevojë për PD, nuk kemi nevojë as për rilindasit e Ramës por ne e duam vendin tonë e duke e dashur ne marrim përgjegjësi shumë më të mëdha që kanë të bëjnë jo vetëm me ne por me të ardhmen e të fëmijës që do lindi pas dy muajve, të atyre fëmijëve që sot duan të ikin në kopshte por familjarët s’kanë t’i paguajnë e të ardhmen e qindra mijëra fëmijëve të tjerë që do lindin në të ardhmen”, u shpreh kryetarja e LSI.

Numri 1 i LSI foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe theksoi se partia e saj do të jetë me shumë mundësi parti e parë në të gjithë Shqipërinë. 

“Xhelozitë janë shumë të mëdha për ty, kanë qenë që kur ke qenë i ri në PS, komplimentoi Kryemadhi Luan Ramën, që është numri një në listë. 

Pjesë nga fjala e plotë e Kryemadhit: 

Jam i bindur se ti ekziston, i shqetëson, i bezdis të gjithë rilindasit që i kanë menduar vlonjatët si njerëz që mashtrohen, koha e allishverisheve në Vlorë ka marrë fund. Luani s’është nga Vlora por drejton listën e Vlorës për një arsye, se ne duhet të kuptojmë që Shqipëria sic është vend i madh për ndajren e mentaliteteve e lokaliteteve është aq i vogël për të luftar të gjithë bashkë kundër tjetërsimit të identitetit e sovranitetit kombëtar.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll