Politike

“Rama ik”, Basha takim me banorët e njësisë 1 në Tiranë: E gjithë Shqipëria po pret për ndryshim! Prioritet do të j

3 Prill 2021, 12:04 Nga DOSJA
“Rama ik”, Basha takim me banorët e njësisë 1 në

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime ditën e sotme në njësinë 1, në Tiranë, ku ka kërkuar mbështetje për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha ka biseduar me qytetarë dhe biznese të zonës, ku është shprehur se hallet e tyre marrin fund më 25 prill dhe se e gjithë Shqipëria po pret për ndryshim. Teksa Basha bisedonte me qytetarët, prapa tij dëgjoheshin thirrje të vazhdueshme ‘Rama ik’.


Qytetari: Kam një pension qesharak, as për ilaçe nuk dalin.
Lulzim Basha: As për ilaçe jo! Lëre pastaj për drita, për ujin e për të ngrënë bukë!
Qytetari: Zoti kryeministër, e presim ardhjen tuaj me padurim!
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Dhe gjithë pensionistët shqiptarë do ta ndiejnë ndryshimin.
Qytetari: Ju na futët në lëvizjen në Europë, ju jeni ai që na futët në NATO!
Lulzim Basha: Të gjithë bashkë ja kemi dal, të gjithë bashkë do ja dalim prapë. Duke mos harruar prindërit tanë, pensionistët. Me rritje pensionesh, me fashën e energjisë që do ta paguani me çmim më të ulët, me rimbursimin e plotë të ilaçeve që të keni një jetë me dinjitet për të gjithë atë sakrificë që keni bërë për ne. Të uroj shëndet, mbarësi dhe të gjithë bashkë më 25 për ndryshimin dhe për fitoren.
Lulzim Basha: Nga ky stres që ka kapur Shqipërinë, nga ky depresion që ka kapur ekonominë do të çlirohemi duke votuar të gjithë bashkë për ndryshimin më datë 25. Dhe ndryshimi do të ndihet kudo, tek ju, tek fëmijët tuaj, tek të gjithë pa përjashtim. Prandaj duhet të bëhemi të gjithë bashkë më 25!
Qytetari: Të gjithë bashkë!

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll