Politike

“Gjumi dhe kokaina”/ Rama i përgjigjet Bashës dhe Kryemadhit me vargjet e Dua Lipës: Vazhdojmë rrugët tona të

3 Prill 2021, 09:06 Nga DOSJA
“Gjumi dhe kokaina”/ Rama i përgjigjet Bashës dhe

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur shqiptaren Dua Lipa si “shoqëruesen” e tij gjatë fushatës elektorale. Ndryshe nga demokratët që ‘himn’ elektoral kanë yllin australian Sia, Rama ka ndarë sot një video ku vëmendjen kryesore e ka shqiptarja Dua Lipa, fituese e Grammyt për Albumin më të mirë. Në video, kryeministri Edi Rama shihet në makinën e tij, ndërsa në dorë ka një iphone 8, dhe shkruan: Me Dua Lipën, rrugës për Fier…

Por çfarë thotë pasazhi i shpërndarë nga Rama? Rastësi ose jo, Rama ka shpërndarë vargjet e këngës ku Dua thotë “Ne nuk kemi për qëllim të jemi si gjumi dhe kokaina, pra të biem dakord të ndjekim rrugët tona të ndara”. 

“We’re not meant to be like sleeping and cocaine…So let’s at least agree to go our separate ways”-vargjet origjinale të këngës.

POSTIMI I RAMËS NË INSTAGRAM:

 

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)


Por kujt i drejtohet mesazhi? 

Më shumë sesa një shoqëruese e rrugës për në Fier, teksti i Dua Lipas duket se është zgjedhur nga Rama edhe si një përgjigje për kundërshtarët e tij politikë. “Gjumi” është fjala me të cilën ai sulmon Lulzim Bashën, ndërsa “kokaina” është akuza më e fortë që i vjen në këtë fushatë nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila deklaroi 3 netë më parë se kryeministri harxhon shuma të mëdha për konsumimin e saj. “Ne s’kemi qëllim të jemi si gjumi dhe kokaina”-thotë Dua, e kështu edhe kjo akuzë e mori një përgjigjie indirekte. Ndoshta video do të kishte vijuar më gjatë nëse kryeministri nuk do të kishte marrë një telefonatë të fundit të cilën e nisi që në video… “Alo”-tha ai, ndërsa nuk preferoi ta ndante bashkëbiseduesin nga ana tjetër.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dua lipa edi rama lulzim basha monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 dua lipa edi rama lulzim basha monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll