Sport

Brdariç: “Vllaznia gati për të fituar, Partizani është nga skuadrat më të forta”

2 Prill 2021, 15:18 Nga DOSJA
Brdariç: “Vllaznia gati për të fituar, Partizani

SHKODER – Vllaznia, në kuadër të javës së 26-të të Superiores, nesër, duke nisur nga ora 16:00, luan në stadiumin “Loro Boriçi” luan kundër Partizanit. Para kësaj ndeshje, trajneri shkodranëve Thomas Brdaric, në një takim me shtypi, e ka cilësuar kundërshtarin si skuadrën më të fortë në Superligë, ndërsa ka konfirmuar mungesat e Imamit dhe gjendjen jo në 100 përqind të Da Silvës.

Ndeshja ndaj Partizanit? “Luajmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë, ne e kemi vëmendjen kryesore te Partizani. Në fillim e kam thënë se është një garë e gjatë papushim. Kampionati nisi me vonesë dhe ne u përgatitëm. Edhe kjo pauzë na bëri të marrim energji, duke dashur të rikuperojmë ndeshjet e dobëta që kemi bërë. Kemi dashur edhe të rikuperojmë lojtarët”.

Mungesat te Vllaznia? “Është një proces i gjatë për të kthyer lojtarët në formën më të mirë. Disa lojtarë nuk kanë qenë të gatshëm prej dëmtimeve apo kartonave, por është një gjë që ndodh. Nesër do të jetë një ndeshje e fortë dhe do hedhim në fushë 11 lojtarë. Kruja do luajë në vendin e Gurishtës. Kemi lojtarë që të plotësojmë formacionin. Nuk kanë rëndësi emrat, mjafton të më tregojnë në stërvitje se përse do jenë në fushë”.

Imami? “Është kthyer në stërvitje por ka sërish një dëmtim dhe nuk është në 100 përqind. Them se ka nevojë për më shumë pushim që të jetë gati për ne, nuk do luajë nesër”.

Kundërshtari? “E kam studiuar shumë mirë Superligën dhe e njoh çdo skuadër. Partizani është ndër skuadrat më të forta dhe kanë aftësi të mëdha teknike. Ndeshja është e përgatitur për të marrë maksimumin”.

Da Silva? Do hedhim në fushë 11 lojtarë. Victor është një lojtar shumë i mirë që na ndihmon. Do shohim si do shkojë ndeshja nesër dhe do vendosim si do luajmë, me ose pa të. Ka bërë vetëm dy seanca stërvitore dhe nuk është në formë për nesër.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport gurishta java e 26-te loro borici partizani thomas brdaric. vllaznia gurishta java e 26-te loro borici partizani thomas brdaric. vllaznia

Sondazh

Poll