Sport

Djarmati: “Laçi, ndër ekipet më të mira, për Partizanin jemi përgatitur”

2 Prill 2021, 10:41 Nga DOSJA
Djarmati: “Laçi, ndër ekipet më të mira, për

TIRANE – Pas hedhjes së shortit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, Vllaznia do të përballet me Laçin në një ndeshje të luftuar, duke parë ecurinë e dy ekipeve në këtë sezon. Për këtë sfidë ka folur drejtori sportiv Matko Djarmati, i cili ka analizuar këtë sfidë:

Laçi? “Laçi është një ndër ekipet më të mira në dekadën e fundit në Kupë. Nëse dëshiron të fitosh një trofe duhet të mundësh ekipet më të mirë në Shqipëri. Është një ndeshje Kupe jo ndeshje kampionati. Finalja e Kupës është kur mbaron kampionati, pas dy javësh mendojmë për Laçin tani mendojmë për Partizanin.”

Partizani? “Ndaj Partizanit na pret një ndeshje shumë e vështirë me një konkurrent direkt për titullin kampion. Kemi një kontingjent prej 25 lojtarësh dhe jam absolutisht i sigurt që cilido që të luajë do të japë 100% e tyre. Pas kësaj periudhe të vështirë për ne, ishte një dy javësh shumë i mirë për ne dhe jemi përgatitur për këtë ndeshje.”

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport kupa e shqiperise laçi matko djarmati partizani vallzania kupa e shqiperise laçi matko djarmati partizani vallzania

Sondazh

Poll