Sport

Kupa e Shqipërisë, shorti përcakon përballjet gjysmëfinale

2 Prill 2021, 09:17 Nga DOSJA
Kupa e Shqipërisë, shorti përcakon përballjet

TIRANE – Përcaktohet çiftet gjysmëfinaliste të edicionit 2020-2021 të Kupës së Shqipërisë. Shorti i hedhur në ambientet e “Air Albanias” vuri përballë Vllaznisë, Laçin, ndërsa Teuta do të përplaset me Skënderbeun. Skuadra e para të mësuara nga goglat, do të jetë pritëse, më 14 prill.

Me fat “Djemtë e Detit”, që do të kenë përballë skuadrën që mbyll Superioren dhe si objektiv kryesor ka mbijetesën. Nga ana tjetër, Vllaznia-Laçi është një sfidë shumë e më ekuilibruar, për faktin se të dyja skuadrat janë në një garë të ethshme për titullin kampion. Edhe në fazën gjysmëfinale do të zhvillohet vetë një ndeshje.

Gjysmëfinaleve te Kupës së 69-të të Shqipërisë, do të luhen më 14 prill:
Vllaznia – Laçi
Teuta – Skënderbeu

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 2 Prill 2021, 08:21

Trajnerit i zhduket koka gjatë konferencës live

SKOCI – Në një situatë të tillë të pazakontë ndodhin edhe ngjarje të pazakonta sidomos në përdorimin e teknologjisë. Protagonist i cudisë së rradhës ka qenë tra...