Heqja e pasaportave diplomatike për futbollistët, Vojo Bregu: Vesi del me shpirtin, cilësohen si kategori që gëzojnë të d
2 Prill 2021, 17:41Nga DOSJA
TIRANË– Koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Vorën, Vojo Bregu e ka konsideruar të paarsyeshme heqjen e pasaportave diplomatike për futbollistët e ekipit kombëtar. Në një status në Facebook, Bregu ka publikuar dokumentin që hedh poshtë statusin e ministres Olta Xhaçka, e cila shprehej se në fakt futbollistëve thjesht u ka skaduar pasaporta, pasi do ta rimerrnin.
Sipas Bregut, në shkresë vërtetohet fakti se pasaporta diplomatike futbollistëve të kombëtares u është hequr sepse “nuk cilësohen si kategori që gëzojnë të drejtën për pajisje me pasaporta diplomatike”, ndërsa Xahçka flet për dinjitet e krenari.
“Mashtrimi i Rilindjes, një pasaportë-një votë dhe hipokrizia si mënyrë jetese. Ministrja Olta Xhaçka nuk na kurseu as kësaj here postimin patetik të radhës mbushur me fjalë si mirënjohje, krenarë, dinjitet etj. Ajo që në fakt nuk është e dinjitetshme është mënyra si ministrja dhe Rilindja në përgjithësi trajtojnë çdo çështje si emergjencë PR të cilës i përgjigjen me të pavërteta. Kjo shkresë e vërteton faktin se pasaporta diplomatike futbollistëve të kombëtares u është hequr sepse “nuk cilësohen si kategori që gëzojnë të drejtën për pajisje me pasaporta diplomatike”. Ironia është se shumë nga këta futbollistë, përfshirë ish trajnerin De Biasi, nuk kanë nevojë për këtë privilegj pasi vazhdojnë karrierat e tyre pavarësisht pasaportës diplomatike, ama ky rast simbolizon më së miri mentalitetin rilindas të benefiteve në këmbim të nënshtrimit. Edhe në ditët e fundit, kjo qeveri bën çdo gjë që ka në dorë për tu hakmarrë. Vesi del me shpirtin,”- shkruan Bregu.
Dje, në mënyrë të papritur, Ministria e Jashtme ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se duhet të dorëzojë pasaportat që vetë kjo Ministri dhe qeveria i ka dhënë në vitin 2016 delegacionit dhe futbollistëve të Kombëtares, kur i konsideroi heronj për pjesëmarrjen në Europian dhe ambasadorë të vendit tonë.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BERAT– Kryeministri Edi Rama kërkoi mandatin e tretë nga Berati, teksa tha se për pak ditë do të nisë puna për Portin e Durrësit. Përpara skuadrës së 25 p...
BERAT– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer edhe batutat me Opozitën nga Berati, duke përfshirë edhe Presidentin Ilir Meta. Rama tha se nuk ka dalë të g...
TIRANË– Raportet e Shqipërisë me Turqinë kohët e fundit janë më të afërta, teksa qeveria turke po bën disa investime me rëndësi në vendin tonë në kuadër të...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është justifikuar sërish me mos përfundimin e projekteve me ardhjen e pandemisë dhe rënien e tërmetit. I pranishëm në Berat, ...
KUKËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar ditën e sotme kryeministrit Edi Rama përballje politike. Gjatë fushatës elektorale në Kukë...
BERAT– Kryeministri Edi Rama tha se Shqipërinë do ta bëjë kampione të turizmit. I pranishëm në Berat, Rama ironizoi premtimet e kryedemokratit Lulzim Basha dhe ...
BERAT– Kryeministri Edi Rama e krahasoi sërish kryedemokratin Lulzim Basha me Gjinon tek filmi shqiptar, dhe tha se ai duhet deri në momentin që bëhet das...
BERAT– Kryeministri Edi Rama ka ironizuar programin e Partisë Demokratike. I pranishëm në Berat, Rama tha se Basha premton rritjen e djathit pa rritur pro...
KUKËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar ditën e sotme qytetin e Kukësit, ku ka folur me të rinjtë e zonës. Të rinjtë dhe studentë në K...
BERAT– Kryeministri Edi Rama tha se kryedemorkati Lulzim Basha nuk e meriton të vijë në pushtet me këtë nivel paturpshmërie dhe papërgjegjshmërie. I pranishëm n...