Aktualitet

Manastirliu: Sot janë vaksinuar mbi 17 mijë persona, 172 mijë e 486 që prej nisjes së fushatës

2 Prill 2021, 17:32 Nga DOSJA
Manastirliu: Sot janë vaksinuar mbi 17 mijë persona, 172 mijë e

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se ditëmn e sotme janë vaksinuar mbi 17 mijë persona. Në një postim në Twitter, Manastirliu ka postuar një foto ku tregon se 17, o23 persona janë vaksinuar ditën e sotme në të gjithë vendin, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë vaksinuar 172 mijë e 486 persona.

Vaksinimi masiv në Shqipëri ka nisur prej 5 ditësh, dhe deri më tani janë vaksinuar afro 172 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza. Ndërsa po injektohen edhe doza të AstraZeneca, Sputnik V dhe SinoVac.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manasitrliu vaksinimi i popullsise ne vend ogerta manasitrliu vaksinimi i popullsise ne vend

Sondazh

Poll