Aktualitet

Kaosi në Astir, qytetarët të irrituar: Nga të kaloj? 45 minuta të hysh në Tiranë

2 Prill 2021, 15:48 Nga DOSJA
Kaosi në Astir, qytetarët të irrituar: Nga të kaloj? 45

TIRANË– Situata e trafikut ne hyrje të Tiranës dhe në zonën e Astirit edhe për të 5-tën ditë radhazi nuk ka ndryshuar. Qytetarët presin me orë të gjata për të arritur në destinacion, teksa sirenat e autoambulancave qëndrojnë pa lëvizur ne kaosin e trafikut.

Siç shihet edhe nga planet e publikuara nga Syri TV, qytetarët që presin në rrugë, janë mjaft të irrituar nga kjo situatë.

“Unë këtu rri, nuk është se kam punë. Por nëse kam ndodnjë punë, ku do shkoj si do lëviz? Ja ktheje kokën, shihe një korësi e ka futur brenda,”- tha një prej qytetarëve.

“45 minuta me hy, ja 45 minuta,”– shtoi një tjetër.

Sot, Dosja.al solli edhe pamje nga kaosi i shkaktuar në zonën e Astirit.  Ndalimi i qarkullimit në disa pjesë së një prej zonave më të frekuentuara të Tiranës, ka shkaktuar kaos trafiku. Në të dyja korsitë hyrëse dhe dalëse ka radhë kilometrike automjetesh që presin në rrugë për të hyrë ose për të dalë nga kryeqyteti.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet tirane trafiku ne astir tirane trafiku ne astir

Sondazh

Poll