Sport

Pas “vizitave” në Spanjë, reagon Dortmundi: “Qëndrimi ynë për Haaland, i qartë”

2 Prill 2021, 08:58 Nga DOSJA
Pas “vizitave” në Spanjë, reagon Dortmundi:

GJERMANI – Pas takimeve të djeshëm midis Mino Raiolas, agjent i futbollistit dhe babait të norvegjezit Haaland, Alf-Inge, me presidentin Joan Laporta të Barcelonës dhe me zyrtarë të Real Madridit, ​ka reaguar për t’u paraprirë ngjarjeve të pakëndshme edhe klubi gjerman i Dortmundit.

Michael Zorc, drejtori sportiv i Borussias, tha për “Sky Germany”: “Dje fola me Mino Raiolan dhe ia bëra shumë të qarta synimet tona”. Me pak fjalë, klubi mban pozicionin e tij të palëkundur, duke mos dashur të lëshojë pe.

Ekipi gjerman është i vetëdijshëm, se në vitin 2022 futbollisti do të mund të largohet për 75 milionë euro dhe nëse dëshiron të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij, duhet ta nxjerrë “yllin” e saj norvegjez në merkato që këtë verë. Çmimi i Erling Haaland vërtitet jo më pak se 150 milionë euro, që klubi gjerman synon të arkëtojë.

Lufta e nervave parashikohet të jetë titanike. Lojtari mendon se ka ardhur koha për të kaluar në një ekip të madh, por kjo nuk varet vetëm nga ai. Borussia Dortmund zotëron kartonin dhe pa miratimin e tij, talentin nordik nuk mund të ngjitet në “vitrinën” e merkatos në sesionin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport borussia dortmund erling haaland michael zorc mino raiolas presidentin joan laporta real madridit borussia dortmund erling haaland michael zorc mino raiolas presidentin joan laporta real madridit

Sondazh

Poll

Sport 2 Prill 2021, 08:21

Trajnerit i zhduket koka gjatë konferencës live

SKOCI – Në një situatë të tillë të pazakontë ndodhin edhe ngjarje të pazakonta sidomos në përdorimin e teknologjisë. Protagonist i cudisë së rradhës ka qenë tra...