Sport

“Mos duan t’u kthej edhe “Urdhrin e Skënderbeut”, De Biasi irritohet me vendimin e qeverisë: Nuk i kam bërë asgjë t

2 Prill 2021, 09:59 Nga DOSJA
“Mos duan t’u kthej edhe “Urdhrin e Skënderbeut”,

SHQIPËRI-Kualifikimi në finalet e “Euro 2016” ishte një ndër arritjet më të mëdha të Kombëtares Kuqezi. Një sukses historik, që bëri krenar një komb të tërë. Sigurisht që për një arritje të tillë Kombëtares iu organizua një pritje madhështore, teksa vlerësimet maksimale nuk mungoi t’ia jepte as politika.

Vlerësimi duket se u bë për të tërhequr vëmendjen e kësaj arritjeje të madhe dhe politika, si gjithmonë, nuk ngurroi të zhvendoste projektorët nga protagonistët e vërtetë tek vetja. Së fundmi, përmes një shkrese zyrtare drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, kërkesës së këtij të fundit për t’u ripajisur me pasaportë diplomatike i është kthyer përgjigje negative.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ish-trajneri i përfaqësueses Gianni De Biasi. Italiani ka mbetur i habitur nga ky vendim i qeverisë shqiptare.

Më habit kjo gjë. Së pari duhet të saktësoj se unë nuk kam marrë asnjë njoftim zyrtar. Thjesht jam informuar nga mediat. Nëse do të ndodhte vërtet kështu, pa dyshim që ndiej keqardhje dhe jam i surprizuar me një vendim të tillë. Është një gjë që më bezdis shumë, sepse e konsideroj si një mirënjohje atë veprim dhe tani befas ma kërkojnë mbrapsht. Unë nuk i kam bërë asnjë dëm dhe asnjë të keqe Shqipërisë pasi mbarova kontratën e punës aty. Atëherë i bie që duhet të kthej mbrapsht edhe titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” që më është dhënë nga Presidenti i Republikës asokohe? Më thoni pak, a ka kuptim kjo…?” Përfundon De Biasi.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport de biasi shqiperia de biasi shqiperia

Sondazh

Poll

Sport 2 Prill 2021, 08:21

Trajnerit i zhduket koka gjatë konferencës live

SKOCI – Në një situatë të tillë të pazakontë ndodhin edhe ngjarje të pazakonta sidomos në përdorimin e teknologjisë. Protagonist i cudisë së rradhës ka qenë tra...