Sport

Daja: “Fitorja me Vllaznisë nuk na jep titullin, por na jep moral”

2 Prill 2021, 08:57 Nga DOSJA
Daja: “Fitorja me Vllaznisë nuk na jep titullin, por na jep

TIRANE – Pas pushimeve që mori kampionati shqiptar për shkak të ndeshjeve të kombëtares, nga kjo fundjavë rikthehet Superiorja me javën e saj të 26-të. Ditën e shtunë zhvillohen dy ndeshjet e para dhe ndër më të rëndësishmet, Teuta-Laci dhe Vllaznia-Partizani. Trajneri i të kuqve Ilir Daja në prag të këtij takimi me kryesuesit e kampionatit ka folur për disa pika të skuadrës së tij.
Përfitimi nga pauza e kombëtareve – “Në nivel paragjykimi kemi marrë më shumë energji duke çpërfituar nga pushimi, kjo ka bërë mirë sepse don të futemi me ritmin aty ku e kemi lënë duke parë energjitë e rikuperuara.”
Ndeshja ndaj Vllaznisë – “Nesër do të kemi një ndeshje të vështirë duke parë se Vllaznia ka bërë një kampionat të mirë duke parë se është në vendin e parë, edhe ne jemi mirë duke qenë prapa kryesuesve. Ne do të bëjmë lojën tonë, dihet se loja është e vështirë sepse edhe Vllaznia do të kërkojë të bëjë lojën e vet, ai që do ta kërkojë lojën do të fitojë. Duke qenë se janë dy ekipe që janë dy pikë diferencë, të dyja ekipet kanë shanse 50 me 50, janë dy ekipe që janë rivale, kemi përgatitur ekipin për të marrë maksimumin. Një fitore nuk do të thotë që mbyllet kampionati, por gjendja psikologjike do të jetë e mirë sepse marrim fitore me Vllazninë.”
Grupi i lojtarëve – “Kontigjenti është i plotë, është rikthyer Ferhan Hasani, Dominguez për shkak të distancës me vendin tonë nuk është sepse ishte i grumbulluar me kombëtaren, shpresoj të mos më dëmtohet njeri.
Kampionati“Është java e parë që kemi patur pushim që kur ka filluar kampionati, dhe oshilacionet janë ndjerë në çdo ekip. Ndeshjet do të jenë të luftuara, do të ketë ulje-ngritje, gabimi nuk na shkon sepse ka dhe 11 javë për t’u luajtur.”
Rinovimet “Ne e kemi shtyrë vetë procesin e rinovimit, një ekip si Partizanit duhet të mbajë 80% të grupit, sepse duhet ta çojmë këtë grup më tej, sepse në bazë të paraqitjeve ky Partizan duhet të vazhdojë përpara. Ndoshta nuk është momenti i rinovimeve, sepse duhet të ta bëjmë në një kohë të gjithë bashkë, sepse në Shqipëri po firmose e merr vesh gjysma e shtetit, prandaj kemi vendosur të dëgjojmë kërkesat e lojtarëve dhe më pas të shkojmë drejt rinovimeve. ”
Ferhan Hasani – “Hasani nuk ka pasur minuta, ka qenë vendim i stafit mjekësor. Kemi biseduar edhe me stafin mjekësor të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shpresoj që edhe Hasani të na japi ndihmën sepse ka shumë vlera.”
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 2 Prill 2021, 08:21

Trajnerit i zhduket koka gjatë konferencës live

SKOCI – Në një situatë të tillë të pazakontë ndodhin edhe ngjarje të pazakonta sidomos në përdorimin e teknologjisë. Protagonist i cudisë së rradhës ka qenë tra...