Sport

Dëmtimi i Lewandovskit, tjetër thotë Bayern, tjetër Polonia…

2 Prill 2021, 09:30 Nga DOSJA
Dëmtimi i Lewandovskit, tjetër thotë Bayern, tjetër

GJERMANI – Stafi mjekësor i klubit bavarez, ka njoftuar se Lewandowski ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë dhe do të duhet të qëndrojë një muaj jashtë. Kësisoj, sulmuesi do të të mungojë në takimin kundër Leipzig dhe dy ndeshjeve të Champions League kundër Paris SG.

Por ndërkohë, Federata Polake e Futbollit, nëpërmjet presidentit Zbigniew Boniek, ka përgënjeshtruar Bayern. “Robert nuk ka pësuar asgjë të rëndë dhe do të kthehet në fushë pas një jave,”– ka deklaruar numri një i futbollit polak.

Sakaq, e përditshmja “Kicker” ka shkruar dje se sulmuesi i Bayern Munche do të qëndrojë jashtë vetëm dy javë, çka do të thotë se goleadori polak do të jetë në fushë në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League kundër Paris SG.

Përflitet se për arsye strategjike, Bayern nuk do të krijojë presion psikologjik mbi Robert Lewandowskin, duke i krijuar atij kohën e nevojshme për të punuar për kthimin e tij. Në raste të tjera, si për Javi Martinez dhe Joshua Kimmich, kjo ka funksionuar te bavarezët.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport e përditshmja “kicker” javi martinez joshua kimmich presidentit zbigniew boniek robert lewandowskin e përditshmja “kicker” javi martinez joshua kimmich presidentit zbigniew boniek robert lewandowskin

Sondazh

Poll

Sport 2 Prill 2021, 08:21

Trajnerit i zhduket koka gjatë konferencës live

SKOCI – Në një situatë të tillë të pazakontë ndodhin edhe ngjarje të pazakonta sidomos në përdorimin e teknologjisë. Protagonist i cudisë së rradhës ka qenë tra...