Ilir Meta takon familjarët e 4 Martirëve të Demokracisë, presidenti: Do përmbushim amanetin e tyre duke fituar dhe mbrojtur
2 Prill 2021, 11:34Nga DOSJA
SHKODËR – Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në Shkodër për të përkujtuar 30-vjetorin e masakrës së 2 Prillit.
Kreu i shtetit është takuar me familjarët e katër dëshmorëve të demokracisë. Meta thekson se ka ndarë me ta shqetësimin për gjendjen e rëndë ku ndodhet demokracia në vend.
“E kisha pritur prej kohësh një takim kaq të ngrohtë e frymëzues me familjarët e katër Martirëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, por edhe me anëtarë të Shoqatës patriotike “2 Prilli”, me të cilët ndamë shqetësimin e përbashkët për gjendjen e rëndë ku ndodhen demokracia dhe liritë e të drejtat e njeriut, për shkak të keqqeverisjes dhe kapjes së shtetit.
Si ish-student i Dhjetorit ’90 ju garantova se do të jem i palëkundur në ballë të misionit historik e patriotik, që nisëm tre dekada më parë, për mbrojtjen e demokracisë, zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe paprekshmërisë së votës, për të cilat dhanë jetën më 2 prill 1991 edhe katër djemtë më të mirë të Shqipërisë,”, shprehet Meta.
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, në qarkun e Tiranës, Albana Vokshi, ka zhvilluar një takim me qytetarët e njësisë numër 9 në kryeqyt...
KUKËS– Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Kukës, aty ku është pritur nga mijëra qytetarë të cilët kishin mbushur qytetin. Përballë qytetarëve Basha u sh...
TIRANË– Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, e ka përshëndetur certifikimin e 28 kandidatëve për Byronë Kombëtare të hetimit. Në mesazhin e tij të publ...
BERAT– Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër rindërtimin e rrugës Roskovec – Poshnje, i shoqëuar nga kandidatët e tij për deputetë Blendi &Cc...
BERAT– Kryeministri Edi Rama ka bërë një gafë nga qyteti i Beratit, gjatë një takimi që ka zhvilluar me fermerët e zonës. Në fjalën e tij, Rama foli për të ardh...
KUKËS– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vizitën e tij në qytetin e Kukësit, ka bërë një ndalesë tek tuneli i Kalimashit, i cili është shpre...
BERAT– Një fermër i është ankuar kryeministrit Edi Rama për orarin policor gjatë një takimi të zhvilluar me të në Moravë. Ai ka kërkuar shtyrjen e limitit, me p...
BERAT– Mandati i tretë qeverisës i kryeministrit Edi Rama; nëse zgjidhet sërish; do të ketë vetëm një objektiv: Të kthejë Shqipërinë në kampione të turizimit. N...
ELBASAN– Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Elbasanin, Gazment Bardhi u takua me të rinj, studentë dhe votues për herë të parë, ku ndau me ta pje...