Politike

Takimi elektoral zhvendoset në Kukës! Basha pritet nga qindra qytetarë me flamuj të PD, hipën mbi makinë: Vota për numrin

2 Prill 2021, 09:39 Nga DOSJA
Takimi elektoral zhvendoset në Kukës! Basha pritet nga qindra

KUKËS– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vizitën e tij në qytetin e Kukësit, ka bërë një ndalesë tek tuneli i Kalimashit, i cili është shprehur kundër traut dhe pagesës së rrugës, pasi kjo penalizon marrëdhëniet me Kosovën. Për këtë ai u zotua se 25 prilli do të jetë dita që çdo shqiptarë do të votojë ndryshimin dhe heqjen e traut. Ai gjithashtu rrugën e Kombit e ka quajtur si një nga sfidat e mëdha që është tejkaluar dhe një projekt madhor për Shqipërinë.

Në vijim, Basha vijoi takimet me qytetarët dhe bizneset e zonës. Me lule në dorë. Basha bëri homazhe te busti i Havzi Nelës, aty ku la një tufë me lule. Ishte pikërisht bashkëshortja e Nelës, ajo e cila i dhuroi një palë çorape leshi.

Më pas kryedemokrati zhvilloi një takim me minatorët e Kalimashit. Basha tha se keqqeverisja e 8 viteve është ndier më shumë në qytetin e Kukësit dhe këtë e tregon ikja masive e njerëzve. Ai u zotua para minatorëve se masat e para që do marrë do të jenë çlirimi i vargonjve që mbajnë ekonominë peng, si dhe ngritjen e një strukture të posatshme e cila do të merret me transparencën e burimeve natyrore të Shqipërisë. Basha tha se me taksën 9%, sipërmarrja shqiptare do të ketë mundësi të hap fabrika të reja të cilat përkthehen në vende pune.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne kukes kukes lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne kukes kukes lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll