Politike

“Jemi të huaj në vendin tonë, qeveria na ka lënë në baltë”, Albana Vokshi takim me banorët e Tiranës: Me votën ton

2 Prill 2021, 11:30 Nga DOSJA
“Jemi të huaj në vendin tonë, qeveria na ka lënë

TIRANË– Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, në qarkun e Tiranës, Albana Vokshi, ka zhvilluar një takim me qytetarët e njësisë numër 9 në kryeqytet.

Banorët i kanë rrëfyer kandidates pakënaqësitë e tyre që lidhen me qeverisjen e këtyre 8 viteve të fundit.

Nuk presim më nga këta. Kemi pritur 8 vjet dhe vetëm na mashtruan. Tani presim ta merrni ju e të na zgjidhni hallin, se këta punojnë vetëm për vete. Ne na duhet ndryshim. “- thanë banorët.


Sipas Vokshit, për tetë vite me radhë banorët e njësisë 9 janë lënë në harresë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, e kryeministri Edi Rama.

“Certifikatat e legalizimit po i shpërndan Ogerta Manastirliu natën dhe fshehurazi shtëpi më shtëpi. Gjithë shteti punon për disa pushtetarë dhe oligarkë. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk sjellin dot ndryshim Ndryshimin e bëjmë me votë në 25 prill, për të patur qeverinë e Lulzim Bashës që kujdeset për ju. Akoma ka ngelur Tirana me projektet që ka bërë Lulzim Basha dhe që këta i lanë në mes. Duhet të rimarrim ritmet e zhvillimit. Këtë mund ta bëjmë vetëm duke votuar masivisht për PD. 25 prilli do të jetë dita e fitores për fëmijët tanë”– tha Vokshi.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike zgjedhjet 25 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll