Politike

Basha pritet nga qytetarët në Kukës me dhurata, gruaja e Havzi Nelës i jep çorape leshi, kryedemokrati: Qeveria ju ka shkel

2 Prill 2021, 10:49 Nga DOSJA
Basha pritet nga qytetarët në Kukës me dhurata, gruaja e Havzi

KUKËS– Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Kukës, aty ku është pritur nga mijëra qytetarë të cilët kishin mbushur qytetin. Përballë qytetarëve Basha u shpreh se qyteti i Kukësit është shkelur nga qeveria për 8 vite ndërkohë që tha se ndryshimi do të vijë pas 25 prillit.


DEKLARATA:

“Mirë se ju gjej në Kukësin e bujarisë, në Kukësin e fisnikërisë, në Kukësin që do ti prijë ndryshimit të fitores. Për 8 vjet qeveria e ka shkelur Kukësin me këmbë, ju kanë shkatërruar ekonomitë, ju kanë nëpërkëmbur. I kanë bërë hesapet gabim. Ora e llogarisë po vjen, 25 prilli është ndryshimi. Gjithmonë e kam ndjerë zemrën kuksiane, optimizmin dhe shpresën për të mos u dorëzuar kurrë. Thërrisni bijtë tuaj nga emigracioni ora e ndryshimit po vjen. Ndryshim do të thotë mirëqnei, paga dinjitoze që mund të vijnë vetëm nga një ekonomi që funksionon. Shumë shpejt do të marrë fund diskrimini. Do ta kthejmë Kukësin në një qendër të arsimit. Ju falënderoj që kurrë nuk u dorëzuat. Tetë vite dështime, 8 vite diskrimin, poshtërim, varfëri, mos e harroni më 25 prill asnjë votë për atë që poshtëroi Kukësin dhe kuksianët,” tha Basha.

Pas fjalës së tij ai u takua me qytetarët të cilët e pritën me dhurata. Gruaja e Havzi Nelës i dhuroi kryedemokratit disa çorape leshi, të cilat tha se i kishte bërë enkas për të.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne kukes zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne kukes zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll