Politike

Fermeri i ankohet Ramës: Ajo fasha orare të ndryshohet, na gjen në arë. Kryeministri ‘ngre supet’: Komiteti s’më pyet

2 Prill 2021, 09:35 Nga DOSJA
Fermeri i ankohet Ramës: Ajo fasha orare të ndryshohet, na gjen

BERAT– Një fermër i është ankuar kryeministrit Edi Rama për orarin policor gjatë një takimi të zhvilluar me të në Moravë. Ai ka kërkuar shtyrjen e limitit, me pretendimin se ora 20:00, fermerët i gjen në arë. Megjithatë Rama ka ngritur supet duke ia deleguar kompetencat Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke shtuar se është në dorën e tyre gjithçka. Megjithatë u shpreh se tanimë Shqipëria ka hyrë në një fazë ku duhet bërë kujdes, pasi po qarkullon një valë e tretë infektimi.  


PJESË NGA BISEDA: 

Fermeri: Ndryshimi i orarit i lënë arë, ai Komisioni të na shtyjë pak fashën e darkës.

Edi Rama:Jam dakord por Komiteti nuk më pyet as mua. Për ju nuk duhet të jetë problem, sepse nuk pengon punën. Nëse aplikohet e ju pengon, duhet ta zgjidhim. Sepse nuk aplikohet për ata që janë në punë. Megjithatë do ta shohim konkretisht. Nuk duhet të nxitohemi se vendet e tjera, Franca u mbyll nga e para. Isha në Paris dhe ishte xham xhim. S’kishte asnjë gjë. Ça do mbyllin më shumë nuk e di. Se është edhe ai mutacioni, atyre po iu bllokohen spitalet. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Megjithatë është diçka që e dëgjoj edhe nga të tjerë. Do shikojmë si ta aplikojmë në fshat.

LAJMI KRYESOR: Rama me fermerët në Berat: Do e bëjmë Shqipërinë kampione! Të mos nxitojmë me uljen e fashës orare! Së shpejti, më shumë do ikin sesa do rrinë

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne berat zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ne berat zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll