Politike

Certifikimi i kandidatëve në garën për BKH, Soreca: Tani fillon trajnimi i specializuar!

2 Prill 2021, 10:17 Nga DOSJA
Certifikimi i kandidatëve në garën për BKH, Soreca: Tani

TIRANË– Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, e ka përshëndetur certifikimin e 28 kandidatëve për Byronë Kombëtare të hetimit. Në mesazhin e tij të publikuar në ‘Twitter’, Soreca ka nënvizuar se është e rëndësishme të nisë një thirrje e dytë për hetues të BKH.

“Ne mirëpresim përfundimin e procesit të verifikimit për kandidatët e parë për hetuesit të BKH. Urime grave dhe burrave që e përfunduan me sukses! Tani do të fillojnë trajnim të specializuar. E rëndësishme është të filloni një thirrje të dytë për hetues. BE vazhdon të mbështesë SPAK”, shkruan ambasadori Soreca.

Ditën e djeshme, BKH njoftoi se nga rihapja e garës për plotësimin e vendeve bosh në FBI-në shqiptare, ishin kualifikuar vetëm 28 kandidatë. Megjithatë vendet për t’u plotësuar në FBI-në shqiptare janë 32 nga 60 gjithsej, ndaj gara pritet që të risnisë me emra të tjerë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike luigi soreca luigi soreca

Sondazh

Poll