Politike

Rregullat e pandemisë i shkel vetëm Basha? Rama sheh me sytë e tij grumbullim në Berat, asnjë fjalë për shkelësit, shkon

2 Prill 2021, 10:14 Nga DOSJA
Rregullat e pandemisë i shkel vetëm Basha? Rama sheh me sytë e

BERAT– Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër rindërtimin e rrugës Roskovec – Poshnje, i shoqëuar nga kandidatët e tij për deputetë Blendi Çuçi dhe Nasip Naço. Gjatë rrugës, Rama është pritur nga disa dhjetra banorë, që kishin dalë për ta parë nga afër.

Në një moment, kreu i qeverisë afrohet tek një i njohur dhe duke e përqafuar, i kërkon “rezultate” gjatë zgjedhjeve. 

“Si je si dukesh? Skuadrat këtë punë kanë, të forcohen… Gjithë ajo që unë mezi pres më 25 prill është të shoh ça bëni iu kur jeni bashkë (nënkupton kalimet e LSI tek PS në Berat),”-thotë Rama në video. 

Mirëpo edhe pse pa me sytë e tij një grumbullim të ndaluar, Rama nuk tha asnjë fjalë, madje dhe përqafoi edhe disa prej të pranishëmve. Mesa duket shkeljet e pandemisë, i ‘numërohen’ vetëm kryedemokratit Lulzim Basha. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne berat zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne berat zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll