Politike

Rama tregon arritjen në 8 vite qeverisje: Si u bë Shqipëria një nga eksportuesit e mëdhenj të domatesh në Europë

2 Prill 2021, 09:26 Nga DOSJA
Rama tregon arritjen në 8 vite qeverisje: Si u bë Shqipëria

BERAT– Kryeministri Edi Rama ka treguar skemën sesi Shqipëria u kthyer në një prej eksportuesëve më të mëdhenj të domates në të gjithë Europën. Nga një takim me fermerët në Moravë, Rama u shpreh se të gjithë ata që punonin tokën ishin frymëzim për të, pasi punonin shumë. Duke shtuar se me tani mund të ndryshojnë Shqipërinë. 


“Si u bë Shqipëria një nga eksportuesit e mëdhenj të domatesh në Europë? Gjithmonë duke marrë prodhuesit për frymë. Rritja e serave, kapacitete rregulluese e grumbulluese. Me të gjithë ata që duan punën do t’ja dalim. Nuk diskutohet kjo. Unë me sinqeritet dua t’ju falenderoj për arsye personale. Mund të mos e besoni. Jeni frymëzim për mua. Kur vij e shoh njerëz si Fatosi që më ka zënë edhe vendin tani. Ditë e natë lufton dhe e ka nisur nga hiçi. Që nuk ka qenë as djali i një babai me emër, as një familjeje me para të madhe. Me emër, them nga ato që marrin në qafë fëmijët, se bien rehat dhe nuk i punon më truri. Kur iu shoh iu inspirohem. Unë bashkë me ju mund të ngulim flamur në historinë tonë. Mund ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë. Më trondit perspektiva që mund të dalë ndonjë figurë e vogël dhe të më thotë o gjyshi. Kush do të iki, le të iki se nuk jemi më në bunker. Do të vijë një fazë që do të rrijnë më pak sesa do ikin. Është marrë në qafë Shqipëria nga recetat çudibërëse. Një ëndërr që shikon me sy hapur. Për sukses ka një kusht: karakter, punë dhe durim,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Rama me fermerët në Berat: Do e bëjmë Shqipërinë kampione! Të mos nxitojmë me uljen e fashës orare! Së shpejti, më shumë do ikin sesa do rrinë

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne berat zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ne berat zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll