Politike

Mark Marku infektohet me Covid, kandidati i PD-së: Do të mungoj edhe disa ditë, për t’ju mbrojtur kam munguar në takimet

2 Prill 2021, 09:20 Nga DOSJA
Mark Marku infektohet me Covid, kandidati i PD-së: Do të mungoj edhe

TIRANË– Kandidati i Partisë Demokratike, Mark Marku ka bërë të ditur se është infektuar me Covid. Këtë lajm ai e ka ndarë në ‘Facebook’ aty ku shkruan se prej tre ditësh ka rezultuar pozitiv me Covid. Ndër të tjera, ai bën të ditur se kjo ka qënë arsyeja se përse ka munguar në takimet elektorale.

POSTIMI:

Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19.Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë.Jam në gjëndje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t’ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore. Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore.Veçanërisht, dua të falenderoj mikun dhe mjekun e shkëlqyer; Prof. As. Dr. Krenar Lilaj. Shihemi së shpejti, mes miqsh.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike 25 prill 2021 mark marku mark marku me covid 25 prill 2021 mark marku mark marku me covid

Sondazh

Poll