Sport

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut, zbulon premiot e majme për eliminatoret

2 Prill 2021, 08:30 Nga DOSJA
Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut, zbulon premiot e majme

MAQEDONI E VERIUT – Fitorja me Gjermaninë në kualifikueset e Botërorit ka shtuar besimin se Maqedonia e Veriut mund të bëjë një surprizë edhe në Europianin e këtij vitit. Federata Maqedonase e Futbollit ka caktuar një premio të majme për të gjithë pjesëtarët e aktivitetit në verë, me bonuse të rëndësishme në varësi të rezultateve që arrijnë.

Sipas “Sport1.mk”, për çdo barazim ekipi do të përfitojë një premio prej 300 mijë eurosh, ndërsa shuma do të jetë 600 mijë euro, në rast fitoreje gjatë fazës finale të turneut. Në këtë mënyrë, FFM ka caktuar që rreth 40% e të ardhurave të siguruar nga UEFA si shpërblim për pikët që merren në aktivitet, do t’u shkojë direkt lojtarëve dhe stafit.

Nëse skuadra arrin në fazën me eliminim direkt, atëherë këto vlera do të pësojnë një rritje më të ndjeshme. Raportohet se gjatë eliminatoreve të Europianit nga bonuset e ndryshme që janë caktuar nga Federata Maqedonase, disa nga lojtarët dhe trajneri Angelovski kanë përfituar deri në 125 mijë euro secili.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 2 Prill 2021, 08:21

Trajnerit i zhduket koka gjatë konferencës live

SKOCI – Në një situatë të tillë të pazakontë ndodhin edhe ngjarje të pazakonta sidomos në përdorimin e teknologjisë. Protagonist i cudisë së rradhës ka qenë tra...