Politike

Rama me fermerët në Berat: Do e bëjmë Shqipërinë kampione! Të mos nxitojmë me uljen e fashës orare! Së shpejti, më sh

2 Prill 2021, 08:49 Nga DOSJA
Rama me fermerët në Berat: Do e bëjmë Shqipërinë

MORAVË– Mandati i tretë qeverisës ka dy objektiva për kryeministrin Edi Rama: Shqipëria kampione në turizën dhe bujqësi. Gjatë një takimi me fermerë në Moravë të Beratit, Rama ka shpalosur vizionin e tij, duke premtuar se do të kenë mbështetje nga qeveria. 

Mes batutave me fermerët, Rama ka treguar sesi Shqipëria u kthye gjatë qeverisjes së tij në një prej eksportuesëve më të mëdhenj të domateve në Europë, ndërsa kërkoi edhe investime nga emigrantët. Në mungesë të prezencës së tyre fizike në atdhe, kreu i qeverisë kërkoi që të investonin në agriturizëm kursimet e tyre, për të çuar vendin para.


E teksa fliste për të kthyerit në Shqipëri, Rama bëri një gafë, duke paralajmëruar një fazë historike kur do të ketë më shumë qytetarë që ikin nga vendi sesa ata që zgjedhin të qëndrojnë këtu. Pikërisht nga ata që i konsideroi “inspirim për të”, kryesocialisti mori edhe kritika. Një prej fermerëve kërkoi që të shtyhej fasha orare, por në këtë pikë kreu i maxhorancës “ngriti supet”, duke ia lënë në dorë Komitetit Teknik të Ekspertëve. 

Mesa duket sot Rama i ka zhvendosur takimet politike në qarkun e Beratit, ndërsa kundërshtari i tij politik, Lulzim Basha ndodhet në Kukës.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne morave rama ne morave zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ne morave rama ne morave zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll