Politike

30 vite nga vrasja e 4 të rinjve në Shkodër, Basha: Heronjtë e gjithë Shqipërisë! Emrat e 4 martirëve të asaj dite të

2 Prill 2021, 06:52 Nga DOSJA
30 vite nga vrasja e 4 të rinjve në Shkodër, Basha: Heronjtë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar 30 vjetorin e vrasjes së 4 të rinjve në qytetin e Shkodrës. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Basha shkruan se të rinjtë që humbën jetën guxuan t’ia thonë në sy dhe publikisht diktaturës në panik se koha e saj kishte përfunduar.

Basha i quan ata heronjtë e Shqipërisë, si dhe shkruan se emrat e 4 martirëve të asaj dite të zymtë kumbojnë fort në ndërgjegjen tonë.

POSTIMI:

Si sot 30 vjet më parë, më 2 prill 1991, regjimi gjakatar i Partisë së Punës vrau pa mëshirë dhe qëllimisht 4 djem të rinj, bij të Shkodrës dhe pishtarë të demokracisë.
Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka u qëlluan nga falangat e regjimit që po jepte shpirt, sepse guxuan t’ia thonë në sy dhe publikisht diktaturës në panik se koha e saj kishte përfunduar dhe shqiptarët kishin zgjedhur lirinë dhe Europën. Ai lumë njerëzish të lirë që vërshoi në rrugët dhe sheshet e Shkodrës dëshmoi se edhe në momentet më të vështira dhe përballë tiranisë më të pashpirt, shqiptarët janë të gatshëm të përqafojnë lirinë me çdo çmim. Heronjtë e 2 prillit janë heronjtë e gjithë Shqipërisë. Dëshira, guximi dhe përpjekja për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë, ngritën themelet e ndërtimit të një shteti demokratik. Përpjekje nga e cila ne nuk kemi hequr dorë asnjëherë dhe për të cilën punojmë çdo ditë. Kjo ditë i jep një kuptim të veçantë dhe lëvizjes që ne kemi nisur sot. 30 vite më pas, 2 prilli, emrat e 4 martirëve të asaj dite të zymtë kumbojnë fort në ndërgjegjen tonë dhe na japin sigurinë se jemi në rrugën e drejtë dhe në rrugën e fitores mbi të keqen, të ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar, në rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa. Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Çfarë ka ndodhur në 2 Prill 1991?

Më 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të  Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në qytetin verior. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike deshmoret e 2 prillit lulzim basha deshmoret e 2 prillit lulzim basha

Sondazh

Poll