Politike

Certifikimi i kandidatëve në garën për BKH, Ambasada Amerikane: Mbështesim ata që i përgjigjen detyrës për të luftuar

2 Prill 2021, 07:40 Nga DOSJA
Certifikimi i kandidatëve në garën për BKH, Ambasada

TIRANË- Ambasada Amerikane ka përshëndetur hapjen e garës dhe kualifikimin e kandidatëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, shkruhet se SHBA-të do të vijojnë që të mbështesin Prokurorinë e Posaçme dhe FBI-në shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. 

Ndërkohë që në të njëjtin status, Ambasada shton se së shpejti pret një tjetër thirrje nga BKH për rihapjen e garës për kandidatë, pasi edhe me kualifikimet e djeshme, vendet bosh nuk janë përmbledhur. 

Urime dhe fat të mbarë burrave dhe grave që përfunduan me sukses procesin rigoroz të aplikimit dhe tani do të fillojnë trajnimin për Byronë Kombëtare të Hetimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin SPAK-un dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar. Presim së shpejti një thirrje tjetër për hetues të BKH-së, për të forcuar më tej këtë institucion të ri!,”-shkruhet në njoftim. 

Ditën e djeshme, BKH njoftoi se nga rihapja e garës për plotësimin e vendeve bosh në FBI-në shqiptare, ishin kualifikuar vetëm 28 kandidatë. Megjithatë vendet për t’u plotësuar në FBI-në shqiptare janë 32 nga 60 gjithsej, ndaj gara pritet që të risnisë me emra të tjerë. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ambasada amerikane gara per bkh ambasada amerikane gara per bkh

Sondazh

Poll