Politike

“A qau Berisha kur u largove?” Mëhilli: Ende kam komunikim! Disa personave u duket i ashpër, është shumë ndryshe

2 Prill 2021, 06:32 Nga DOSJA
“A qau Berisha kur u largove?” Mëhilli: Ende kam komunikim!

TIRANË– Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli u shpreh se ish-kryeministri është një njeri shumë energjik dhe punëtor. Ajo u pyet nga gazetari nëse Berisha ishte përlotur, pasi u largua nga puna. Mëhilli u shpreh se ish-kryeministri nuk qau pasi ata sërish vazhdojnë ende komunikimin.

BISEDA:

Lela: Erla Mëhilli qau sa dha doktori dorëheqjen. A qau doktori se dha Mëhilli dorëheqjen?

Mëhilli: Jo nuk qau. Ka qenë një vendim i marrë në komunikim të plotë me doktorin. Nuk ka trishtim në ikjen time, se unë e vazhdoj komunikim tim akoma. Raporti im me doktorin nuk është vetëm mes një shefi dhe një vartësi, por ka edhe relata familjare.

Doktori është një njeri shumë punëtor dhe energjik. Nuk lodhet kurrë. Ai është një njeri shumë komunikues. Ndoshta shumë personave u duket i ashpër, sidomos në gjuhën politike, por kur punon me të është shumë më ndryshe. Ne tjetër imazh kemi nga jashtë dhe tjetër kur na njohin.

Mëhilli ka lajmëruar se ka vendosur që të angazhohet në një projekt të ri profesional. Për Mëhillin, kjo gjë është një mundësi për t’i dhënë zë jo vetëm asaj ç’ka mendon, por edhe gjithkujt me të cilin ndan të njëjtat shqetësime.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike erla mehilli sali berisha zgjedhjet 25 prill 2021 erla mehilli sali berisha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll