Politike

‘Do nxjerrim jashtë armikun e padukshëm’/ Rama: Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera Pfizer

2 Prill 2021, 07:25 Nga DOSJA
‘Do nxjerrim jashtë armikun e padukshëm’/ Rama: Brenda

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë me qytetarët një lajm të mirë. Në ‘Facebook’ ai bën të ditur se brenda javëve të para të muajit prill do të vijnë dhe 23 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer. Kreu i qeverisë shkruan se falë ardhjes së vaksinave do të lehtësohet sezoni turistik dhe do të ngjitemi më shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë për volumin e vaksinimit.

Ndër të tjera, Rama shkruan se do të nxirret jashtë armiku i padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë.

POSTIMI:

LAJM I MIRË Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER
*Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë.

Vaksinimi masiv në Shqipëri ka nisur prej 5 ditësh, dhe deri më tani janë vaksinuar afro 155 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza. Ndërsa po injektohen edhe doza të AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi vaksinat pfizer edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi vaksinat pfizer

Sondazh

Poll