Politike

KAS shqyrton sot fletën e votimit! Maxhoranca kërkon numra para emrave, PD do renditje vertikale

2 Prill 2021, 06:29 Nga DOSJA
KAS shqyrton sot fletën e votimit! Maxhoranca kërkon numra para

TIRANË– Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet në KQZ do të marrë sot në shqyrim pretendimet e Partisë Socialiste në lidhje me formatin e fletës së votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas mazhorancës, versioni me emrat në të përbën ngatërresë te votuesit sidomos te moshat e mëdha, të cilat do ta kenë edhe më të vështirë që të votojnë për kandidatin e preferuar. Ndaj dhe kërkojnë që renditja të bëhet me numra. 

Realtor i çështjes është zgjedhur Koli Bele teksa KAS pritet në vijim të japë një vendim nëse do të rrëzojë ose jo ankesën e PS për këtë fletë votimi.

Por edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje versionin e propozuar nga PD, opozita sërish ka kundërshtime pasi kërkon që emrat të mos jenë në versionin horizontal, por vertikal.

Deri në një vendim të KAS, vendimi për fletën zyrtare të votimit do të qëndrojë pezull, ndërkohë që koha kalon dhe më pak se një muaj na ndan nga zgjedhjet parlamentare. 

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike fleta e votimit kas per fleten e votimit zgjedhjet 25 prill 2021 fleta e votimit kas per fleten e votimit zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll