Politike

30 vite nga masakra e 2 prillit, Bushati: Kemi një amanet për të çuar deri në fund!

2 Prill 2021, 06:38 Nga DOSJA
30 vite nga masakra e 2 prillit, Bushati: Kemi një amanet për të

TIRANË– Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Helidon Bushati me anë të një postimi në ‘Facebook’ e ka kujtuar datën 2 prill si një dëshmi që Shkodra e ka paguar shtrenjtë, me jetën e bijve të saj për një Shqipëri të lirë.

Bushati shkruan se kjo ditë është kujtesa se ka një amanet për t’u çuar deri në fund. ‘Është premtimi që duhet t’i bëjmë njeri-tjetrit se historia nuk do të përsëritet.’- shkruan Bushati.

POSTIMI:

30 vjet më parë, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besmir Ceka u vranë dhe ranë në aktin dhe ëndrrën e tyre për liri e demokraci. 2 Prilli është dëshmia se Shkodra thirrjet e saj për një Shqipëri të lirë i ka paguar shtrenjtë, me jetën e bijve të saj. Është kujtesa sesa i ligsht e i pakursyer ka qënë regjimi me Shkodren. Akti i katër dëshmorëve tanë është edhe shpresa se shpirti i lirisë do të jetojë me Shkodren. Nderimi më i mirë për vëllezërit tanë të rënë është zotimi se Shkodra nuk do t’i përkulet kurrë së keqës. Është premtimi që duhet t’i bëjmë njeri-tjetrit se historia nuk do të përsëritet. 2 Prilli është edhe kujtesa se kemi një amanet për të çuar deri në fund. Amanetin e vëllezërve tanë, amanetin e Shkodrës së Lirisë dhe Demokracisë. Lavdi heronjve të 2 Prillit!

Çfarë ka ndodhur në 2 Prill 1991?

Më 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të  Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në qytetin verior. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arben broci besmir ceka bujar bishanaku deshmoret e 2 prillit nazmi kryeziu arben broci besmir ceka bujar bishanaku deshmoret e 2 prillit nazmi kryeziu

Sondazh

Poll