Aktualitet

Përndiqte ish-të dashurën në mënyrë sistematike, bie në pranga 39-vjeçari në Tiranë, arrestohen dhe 5 të tjerë (DETA

2 Prill 2021, 06:41 Nga DOSJA
Përndiqte ish-të dashurën në mënyrë sistematike,

TIRANË–  6 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit nga Policia e Tiranës, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim A. M., 39 vjeç, pasi në mënyrë sistematike  ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj. Po ashtu, janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë.

Njoftimi i policisë: 

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim A. M., 39 vjeç, pasi në mënyrë sistematike  ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. J., 35 vjeç, pasi për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe ofenduar  punonjësen e Policisë Bashkiake.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. G., 31 vjeç, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. K, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas të mitur, pasi gjatë natës në rrugën “Llazi Miho”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 3 vjedhje me thyerje konkretisht : një shumë parash në farmacinë e shtetasit M. T., disa sende në një koiskë si dhe një shumë parash në bar-bilardon e shtetasit V. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura si dhe sendet që përdornin këta shtetas për të kryer vjedhjet.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të 3 drejtues mjetesh shtetasve :

Sh. H., 30 vjeç, T. D., 38 vjeç dhe Sh. B., 25 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 persona ne tirane arrestohen 6 persona ne tirane

Sondazh

Poll