Aktualitet

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, bie në pranga të policisë 46-vjeçari në Durrës

2 Prill 2021, 06:36 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, bie në

DURRËS–Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona pasi kamë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë rënë një 46-vjeçar pasi ka tentuar që të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara. Po ashtu është arrestuar dhe një 46-vjecar pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin H. A., 46 vjeç, pasi në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volvo”, është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne durres arrestime ne durres

Sondazh

Poll