Politike

‘Duheshin verifikuar’/ Ish-zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli: Nuk kam qenë dakord me mesazhet e qytetarit dixhital

2 Prill 2021, 06:14 Nga DOSJA
‘Duheshin verifikuar’/ Ish-zëdhënësja e

TIRANË– Ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, teksa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Politkon’ u shpreh se ka pasur raste kur nuk ka qenë dakord me një pjesë të rasteve të mesazheve dixhitale që i vinin Berishës sepse duheshin verifikuar.

Ajo u tha se Berisha i postonte mesazhet ashtu siç njerëzit ia nisnin.

‘Unë nuk ka qenë dakord me mesazhet që ia nisnin të tjerët dhe ai i botonte sikurse ata ia nisnin. Nuk ka të bëjë me qëndrimet e tij, por me mesazhet e qytetarit dixhital, sepse disa duheshin verifikuar, nuk është kaq e thjeshtë, sepse njerëzit i përdorin. Unë pi kafe me shumë njerëz të tjerë që kanë qenë në parti, dhe me zonjën Topalli kam pirë kafe se e kam mike. Mund të pi kafe edhe me kundërshtarët politikë. Topalli është një grua e fortë dhe më vjen keq që nuk është në PD.’– tha ajo.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike erla mhilli zgjedhjet 25 prill 2021 erla mhilli zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll