Sport

Ancelotti më i dashuri, ndërsa Mourinho “më i urryeri” në Premier League

2 Prill 2021, 05:11 Nga DOSJA
Ancelotti më i dashuri, ndërsa Mourinho “më i

ANGLI – Italiani i njohur Carlo Ançeloti është trajneri më i dashur i tifozëve të Premier League. Në një sondazh të “The Athletic”, ku tifozët iu përgjigjën pyetjes: “A jeni i kënaqur, nëse trajneri i klubit tuaj do të konfirmohej vitin tjetër?”, “pro” teknikut të Evertonit votuan 98.67% e tifozëve të anketuarve.

Në vend të dytë, të kësaj ankete u rendit trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp me 98.42% dhe në vend të tretë Marcelo Bielsa me 98.13% të votave. Pastaj u rendit Pep Guardiola me 97.4%, Brenda Rodgers me 96.44%, Sean Dyche me 94.59% dhe Thomas Tuchel me 89.93% të votave.

Mikel Arteta i “topçinjve” të Londrës u rendit në vend të 10-të me 87.59%. David Moyes nuk është shumë i dashur nga tifozët e Uest Hemit, pavarësisht renditjes në vend të 5-të në Premier me 83.72% të votave. Trajneri i “djajve” Ole Gunar Solskjaer është i 15-ti me 75.73%, ndërsa Jose Mourinho i parafundit me vetëm 45.68% vota të tifozëve të Totenhemit që e duan në stolin e Spërs.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport carlo anceloti evertonit jurgen klop marcelo bielsa mikel arteta ole gunar solskjaer thomas tuchel carlo anceloti evertonit jurgen klop marcelo bielsa mikel arteta ole gunar solskjaer thomas tuchel

Sondazh

Poll