Politike

“Nëse nuk votoni PS s’ka vaksina”/ Meta: E kalova COVID-in kur u vra Klodian Rasha. S’më ka ardhur ofertë pë

1 Prill 2021, 20:40 Nga DOSJA
“Nëse nuk votoni PS s’ka vaksina”/ Meta: E kalova

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se ka bërë dhe do të bëjë çdo gjë për të bashkuar përpjekjet për të parandaluar virusin dhe të vaksinojnë popullsinë. I ftuar në emisionin “Log’ në Abc News, Meta tha se nuk i ka vendosur në pikëpyetje vaksinat pasi nuk është ekspret i tyre, dhe se për të mjafton që të jenë të autorizuara nga autoritetet Evropiane.

“Presidenti bëri cdo gjë për të bashkuar përpjekjet e të gjithëve, jo vetëm të tijat, por edhe opozitës, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare përpara një viti me qëllim realizimin e një uniteti, por si një i pabesë që është kryeministri ynë, i 1 prillit. Ai mendoi se mbaroi pandemia me ngrohjen e motit dhe në 17 maj hodhi në erë teatrin kombëtar. Unë i kam dhënë gjithmonë qeverisë mbështetje maksimale në këtë proces. Qëndrimi i saj, cdo gjë që kanë dashur e kanë marrë nga presidenti, madje presidenti pranoi dhe e bëri sipas standardeve daneze, ndryshimin e kodit penal. Për vaksinat, jo vetëm kemi kërkuar me kohë të merren masat, të shikohen të gjitha mundësitë dhe kryesore të jetë siguria e vaksinës për këtë kemi proces të dokumentuar. Nuk kam për detyrë të vendos në pikëpyetje se nuk jam ekspert i kësaj cështje.

Meta gjithashtu ka thënë se qeveria duhet që ta trajtojë me profesionalizëm çështjen e pandemisë dhe jo të bëjë shantazh, duke u thënë qytetarëve që të votojnë PS-në nëse duan që të marrin vaksina.

Qeveria të trajtojë me profesionalizëm cështjen e pandemisë, të marrë të gjitha përgjegjësi për sigurimin dhe të mos bëjë shantazh, aq më tepër që jemi në fushatë, që nëse nuk votohet qeveria do të ndërpritet vaksinimi. Qeveria e ka për detyrë të sigurojë vaksinat, duhet të japë garanci për sigurinë, ta trajtojë me profesionalizëm dhe të mos e kthejë në një cështje elektorale. Nëse nuk është mundësia për të gjetur një vaksinë daneze, e rëndësishme është siguria për mua, se nuk bëjmë gjeopolitikë për shëndetin. Prandaj nuk hyj unë te kjo dhe nuk e politizoj. Për mua ka rëndësi të jenë të sigurta,” tha Meta.

Në lidhje me vaksinimin e tij, Meta tha se e ka kaluar COVID-19, dhe se nuk ka marrë asnjë ofertë për t’u vaksinuar.

“Nuk pa pas ofertë për këtë gjë. Unë e kam kaluar covidin. E kam kaluar kur u vra Klodian Rasha. Nuk është kjo kriter për mua,” tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta vaksinat zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta vaksinat zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll